Sport

Laura Fazliu fiton medaljen e argjendtë në Kampionatin Evropian


Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e argjendtë, pasi u mposht në finale nga britanikja, Gemma Howell me ippon në finalen e Kampionatit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kjo është medalja e dytë për Kosovën në Kampionatin Evropian të vitit 2022, pasi Distria kishe fituar medaljen e bronztë një ditë më herët.

Laura Fazliu fitoi medaljen në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Për të arritur deri në finale, 21-vjeçarja nuk e kishte të lehtë.

Në gjysmëfinale mposhti xhudisten nga Spanja, Cristina Cabana.

Në çerekfinale, Laura kishte mposhtur xhudisten nga Republika Çeke, Renata Zachova me Wazaari në kohën shtesë.

Në raundin e parë, ajo mposhti xhudisten nga Izraeli, Kerem Primo, ndërsa në raundin e dytë fitoi kundër xhudistes nga Britania e Madhe, Lucy Renshall.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore