Bota

Largohen forcat e SHBA-së dhe NATO-s nga Afganistani – një luftë civile në sfond?


Forcat e fundit të SHBA-së dhe NATO-s janë larguar nga baza ajrore Bagram e Afganistanit, qendra 20-vjeçare e luftës kundër militantëve.

Por, sipas Agjencisë së medias BBC, nga tërheqja e trupave të huaj flitet se talibanët janë “ringjallur”.

Ata kanë pushtuar dhjetëra rrethe, duke ngjallur frikën e “një luftë të re civile” e cila mund të shpërthejë pas largimit të forcave të huaja.

Sipas medias, “tërheqja e plotë e forcave të huaja nga Afganistani është afër”.

Më herët, presidenti Joe Biden kishte dhënë një deklaratë mbi këtë çështje.

Sipas tij, forcat e SHBA-ve do të largohen plotësisht nga Afganistani, deri më 11 shtator.

Kjo datë përkon dhe me pёrvjetorin e vitit 2001, të sulmeve ndaj Amerikёs, nё tё cilёn u vranё gati 3 mijё njerёz, nga grupi ndërkombëtar xhihadist me seli në Afganistan, Al-Kaeda, nën mbështetjen e Talibanëve, të cilët kishin kontrollin e vendit që nga viti 1990.

Dy avionë fluturuan në atë kohë drejt Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë dhe një tjetër në selinë qendrore të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara (Pentagon).

Për shkak të kësaj, një koalicion i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin brenda atij viti me synim mposhtjen  e dy grupeve.

Megjithatë, Amerika tani dëshiron t’i japë fund luftës së saj më të gjatë dhe më të kushtueshme për të lënë sigurinë e vendit në duart e qeverisë afgane.

Rreth 3 mijë e 500 trupa amerikanë ishin në Afganistan deri vonë dhe kur të largohen, më pak se 1 mijë ushtarë do të mbeten.

7 mijё trupa të tjerë të koalicionit ishin në maj, por besohet se shumica e tyre janë tërhequr, me Gjermaninë dhe Italinë që pritet të shpallin të mërkurën përfundimin e misioneve tё tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore