Sport

Laporta dëshiron bashkimin me Guardiola-n te Barcelona


Pas nënshkrimit të Julian Nagelsmann-it me Bayern Munich-un, Joan Laporta-s nuk i kanë mbetur shumë alternativa për stolin e Barcelona-s, nëse vendos largimin e Ronald Koeman-it.

Alternativat e mbetura të Laporta-s tanimë janë Pep Guardiola dhe Xavi Hernandez-i. Dy nga ish-legjendat e klubit. I pari, si trajner dhe i dyti si lojtare.

Guardiola është nën kontratë me City-n deri në 2023, ndërsa Koeman-in me Barcelona-n deri në 2022. Por, nëse Pep arrin të fitojë Ligën e Kampionëve dhe Premier Ligën që me shumë mundësi e ka të fituar tashmë, ai mund të largohet nga City duke zgjidhur me konsensus kontratën.

Guardiola është i lidhur me klubin e Barcelona-s, pasi ai është lindur në Santpedor të Katalonjës dhe hapat e parë në futboll i mori në ekipet zinxhire të Barçës derisa kaloi në ekipin e parë në 1991, ku luajti për 10 vite.

Ndërsa karrierën si trajner e filloi te Barcelona B në vitin 2007 dhe vetëm pas një viti kaloi si trajner i ekipit të parë. Me Barcelona-n qëndroi nga viti 2008 deri në 2012, duke i udhëhequr në 247 ndeshje. 179 fitore, 47 barazime dhe 21 humbje arriti Guardiola me Barçën, duke arritur një mesatare prej 2.36 pikësh për ndeshje.

50-vjeçari fitoi 14 trofe me katalanasit: dy Liga të Kampionëve, tre La Liga, tre Superkupa të Spanjës, dy Kupa të Spanjës, dy Superkupa të Europës dhe dy Kupa Bote për Klube.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore