Shqipëria

“Land Rover-i” përplaset me makinën e policisë, plagosen tre efektivë


Një incident automobilistik është regjistruar të hënën e 11 shtatorit, rreth orës 16:50 në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”.

Drejtuesi i një automjeti tip “Land Rover” me iniciale S.B. është përplasur me makinën e Policisë tip “Skoda” në fshatin Frakull e Madhe.

Kjo e fundit, drejtohej nga punonjësi i Policisë me iniciale H.K.

Sipas njoftimit zyrtar, si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore