Sport

Lamtumirë Conte


Antonio Conte, në mënyrë shumë të papritur, u largua nga Inter-i pas një sezoni fantastik.

51-vjeçari e morri vendimin gjatë mëngjesit së 26 majit, kurse zyrtarizimi u bë vonë në mbrëmje.

Të dielën, Conte së bashku me Inter-in, ngritën në qiell trofeun numër 19 të Serie A-së.

Kjo ishte “Scudetto” e parë për zikaltërit pas një dekade.

Largimi i Conte-s vjen si bazë e krizës financiare nëpër të cilën po kalon klubi milanez.

Për shkak të problemeve financiare, klubi do të jetë i detyruar të shesë futbollist deri në 90 milionë euro më së paku, dhe emrat për shitje, janë disa nga më të rëndësishmit.

Achraf, Lukaku dhe Lautaro. Nëse një ofertë e mirë për këta të tre arrinë, klubi zikaltër do t’i shesë.

Kjo është pikërisht arsyeja pse Conte zgjodhi të largohej.

“Ka mungesë ambicie”, ishte fjala që Antonio i kishte thënë një gazetari të afërt me klubin.

Conte do të largohet, dhe ai kërkohet nga dy ekipe londineze: Arsenal dhe Tottenham, e po ashtu nga madrilenët e Real-it.

Për Inter-in, në listë janë: Allegri, Sarri, Simone Inzaghi dhe Mihajlovic.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore