Sport

Lamont Marcell Jacobs fiton të artën në 100 metra sprint


Lamont Marcell Jacobs nga Italia ka surprizuar të gjithë.

I nisur nga korsia numër tre, Jacobs e kaloi i pari vijën e finishit me një start shumë të mirë.

Me kohën 9.79 sekonda, ai vendosi rekord personal dhe fitoi medaljen e artë.

Fred Kerley nga Amerika përfundoi i dyti, me kohë 9.84.

Medalja e bronztë shkon për kanadezin Andre de Grasse, me kohë 9.89.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore