Sport

Lajme të mira për kuqezinjtë para ndeshjes me Tottenham-in


Milan-i ka marrë lajme të mira para ndeshjes shumë të rëndësishme, ku të martën mbrëma do të ballafaqohen me Tottenham-in në ndeshje ne parë të fazës së 1/8-ve të finales në Ligën e Kampionëve.

Bëhet fjalë për rikthimin e dy futbollistëve, Fikayo Tomori-n dhe Ismael Bennacer.

Dyshja që vazhdimisht është përdorur në formacionin titullar nga trajneri i tyre, Stefano Pioli, janë rikthyer në stërvitje këtë të diele me ekipin, derisa thuhet se do të jenë gati për të martën.

 (Photo by Filippo MONTEFORTE / AFP) (Photo by FILIPPO MONTEFORTE/AFP via Getty Images)

Tomori pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen kundër Lazio-s, që kuqezinjtë pësuan debakël me shifrat 4:0 më 24 janar dhe që atëherë nuk ka luajtur më.

Ndërsa, Bennacer ka munguar në dy ndeshjet e fundit të kampionatit italian për shkak të dëmtimit.

Pra, dy armë më shumë për Pioli-n në këtë ndeshje të rëndësishme.

Kujtojmë që kuqezinjtë u rikthyen te fitorja pas shtatë ndeshjeve (në të gjitha garat), duke e mposhtur Torinon me rezultat minimal 1:0.

Ndërkaq, Milan-i dhe Tottenham-i do të ballafaqohen të martën me fillim nga ora 21:00 në “San Siro”, kurse ndeshja e kthimit zhvillohet më 8 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore