Futboll

Lajme rreth transferimeve


Tottenham; Jose Murinho kërkon të ketë nën urdhërat e tij, mesfushorin austriak të RB Leipzig-ut, Marcel Sabitzer, sipas raportimeve të Bild. Lojtari 26-vjeçar mund të largohet nga RB Leipzig-u për shumën e 30-35 milionë eurove.

Chelsea; Blutë pas merkatos së fuqishme verën e kaluar, po kërkojnë të rrëmbejnë një nga sulmuesit më me perspektivë në futbollin europian. Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e Borussia Dortmund, Erling Haaland, i cili ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh. Drejtorja Sportive e Chelsea-s, Marina Granovskaia, shprehu haptazi interesimin për Haaland, por më parë duhen shitur disa lojtarë si; Antonio Rudiger, Marco Alonso, Andreas Christensen, Victor Moses, Jorginho, Ross Barkley dhe Danny Drinkwater. Shitja e këtyre lojtarëve do të rriste buxhetin, për investimin në blerjen e Haaland dhe Declan Rice, por mbi të gjitha do të rregullonte Fair-Play-n financiar.

Arsenal; Prioritet për mesfushën mbetet francezo-algjeriani i Lyon-it, Houssem Aouar, 22-vjeçari, me një vlerë prej 50-60 milionë euro, por më shumë se parat problem për të marrë shërbimet e tij, mbetet konkurenca e lartë, sidomos ajo me Juventus-in. Si alternativ të Aouar, topçinjtë kanë piketuar mesfushorin e avancuar të Borussia Dortmund, Julian Brandt.

Manchester United; Djajt e kuq po studiojnë situatën e turkut të Milan-it, Hakan Chalhanoglu, të cilit i përfundon kontrata verën e ardhshme. Mesfushori 26-vjeçar me tipare sulmuese në 149 paraqitje me kuqezinjtë ka arritur të shënoi 29 gola dhe duke dhuruar 45 asiste./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore