Lajme

Lajçak kërkon nga Vuçiç “progres urgjent” në zbatimin e Marrëveshjes Bazë


Aleksander Vucic dhe Miroslav Lajcak

Hapat e ardhshëm në dialog, takimi i ardhshëm në nivel kryenegociatorësh dhe nevoja urgjente për progres në zbatimin e Marrëveshjes Bazë (Bruksel, më 27 shkurt, Ohër, më 18 mars), kanë qenë temat qendrore të takimit mes Miroslav Lajçak-ut dhe Aleksandër Vuçiç.

Lajmi u bë i ditur nga i Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, përmes një postimi në platformë X, pas takimit që ka pasur me Presidentin e Serbisë në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

“Në Mostar, fola gjithashtu me presidentin Vuçiç për hapat e ardhshëm në Dialog, takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar diplomati sllovak.

Nga ana tjetër, Vuçiç, pas takimit me Lajçak-un, ka thënë se kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Një tjetër bisedë e hapur dhe konkrete me Miroslav Lajçakun për sfidat në rritje para nesh, pozitën e popullit serb, ngjarjet në Kosovë dhe zvogëlimin e hapësirës për zgjidhjen e çështjeve të hapura përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.

Kreu i shtetit serb ka theksuar se “si partneri ynë afatgjatë, Lajçak e di se Serbia do të luftojë gjithmonë dhe në çdo vend për popullin”.

“E ritheksova se Serbia me këmbëngulje vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme dhe serioze të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, por gjithashtu theksova se për ne nuk ka asnjë tërheqje apo kompromis kur bëhet fjalë për sigurinë e popullit tonë dhe mbrojtjen e interesave kombëtare”, potencoi ai.

“Si partner afatgjatë e di se Serbia do të luftojë gjithmonë për popullin”, Vuçiç pas takimit me Lajçakun

Ndryshe, ky takim vjen në ditën kur Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi do të emërohet ambasador në Zvicër. Kjo tashmë është konfirmuar nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm të BE-së (EEAS), derisa Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nominoi Lajçakun në kuadër të rotacionit të ambasadorëve të BE-së nëpër botë.

Ndërkaq, ambasadori aktual i Estonisë në BE, Avio Orav, pritet ta zëvendosojë shefin aktual të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sonyong, mandati i të cilit përfundon së shpejti. Orav më herët shërbeu si ambasador i BE-së në Mal të Zi dhe shef i delegacionit të BE-së në Maqedoninë e Veriut.

Ndryshe, ky takim vjen në ditën kur u zyrtarizua se Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi do të emërohet ambasador në Zvicër.

Zyrtare: Lajçaku nominohet për pozitën e ambasadorit të BE-së në Zvicër

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore