Përballje

La Liga/ Derbi i katalunisë jetik për vazhdimësinë e Barcelonës


Java e 24-të në La Liga do të mbyllet me derbin mes Espanyol-it dhe Barcelonës, me këta të parët që janë nikoçir të këtij takimi.

Barcelona, e cila po kalon një formë shumë të mirë, kërkon që me një fitore sonte të ngjitet përsëri në vendin e katërt.

Katalunasit luajnë derbin e katalunisë në “Cornella El Prat” përballë Espanyol.

Këta të fundit, edhe pse në vendin e 13-të, kanë treguar që janë shumë të mirë në ndeshjet që luajnë si vendas, dhe edhe sonte pritet që të jenë pengesë e madhe për Barcelonën.

Skuadra e drejtuar nga Xavi aktualisht ndodhet në vendin e pestë, me një pikë më pak se Atletico e vendit të katërt.

Fitorja e Atletico-s përballë Getafe-s, vë nën presion skuadrën blaugrane.

Asgjë përveç fitores nuk bën punë sonte për katalunasit, që poashtu po përgatiten edhe për duelin me Napoli-n në Europa League.

Ndeshja fillon në orën 21:00, deri sa më herët luajnë edhe skuadra tjera në luftë për zonën Champions.

Me fillim në orën 16:15, Real Betis i vendit të tretë udhëton te Levante e vendit të fundit.

Në 18:30, Real Sociedad kërkon që të vazhdojë ëndrrën për Evropën me një fitore eventuale përballë Granada-s.

Alaves – Valencia në orën 14:00 do të jetë ndeshja që hap ditën e sotme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore