Jetesë & Stil

Kylie Jenner është shtatzënë dhe po pret fëmijën e dytë


Kylie Jenner - Modele, sipermarrëse

Gjërat janë qartësuar dhe nuk ka më asnjë dyshim se Kylie Jenner është shtatzënë. Kjo pasi që modelja e famshme e ka konfirmuar për magazinën “Page Six”, se që nga muaji gusht është shtatëzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë me Travis Scott.

Madje, ylli i “Keeping up with Kardashians”, është përkujdesur që të rejat t’i ndaj me miliona ndjekësit e saj në llogarinë e Instagram, teksa ka publiluar imazhe një video përmbledhëse nga momenti kur testi i shtatzënisë rezultoi pozitiv.

Kylie Jenner dhe Travis Scott.

Jenner, 24-vjeçe ka postuar video pranë të dashurit të saj 30-vjeç, Travis Scott dhe vajzës së tyre, Stormi.

“A jeni gati për të shkuar te mjeku i nënës?”, ka mbishkruar Kylie.

Ndërkohë, e emocionuar dhe shumë e lumtur për shtatzëninë e të bijës është shfaqur të jetë edhe Kris Jenner.

Kris Jenner dhe Stormi.

Mes tjerash, në video dëgjohet edhe mjeku i cili i thotë Kylie, se ajo është “vetëm pak ditë”, larg nga dëgjimi i rrahjeve të zemrës së foshnjës në barkun e saj.

Kylie Jenner.

Videoja emocionuese përfundon me një fotografi të Stormi duke përqafuar dhe puthur barkun e Jenner dhe duke thënë ëmbël, “foshnjë”.Motra më e madhe e Jenner, Kourtney Kardashian, ndau emocionet e çiftit, duke komentuar postimin – “Të qash kjo është kaq e bukur motra ime e bekuar engjëll”.

Kylie Jenner.

Cilado qoftë gjinia e foshnjës, Jenner ka në plan të zgjerojë familjen e saj në të ardhmen: Në serinë e Stassie Karanikolaou “#DoYourPart Instagram Live”, Kylie kishte thënë –  “Unë dua shtatë fëmijë në linjë, por jo tani.

“Shtatzënia nuk është thjesht një shaka; është një gjë serioze dhe është e vështire”, kishte shtuar Kylie.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore