Stil

Kush është Susana Gomez, e dashura e Malumas?


Fansat përreth botës janë bërë kurioz ta dinë se me kë po takohet këngëtari kolumbian dhe se kush është gruaja që sundon mbi zemrën e Juan Luis Londono, i njohur ndryshe si Maluma – dhe ajo nuk është askush tjetër përveç Susana Gomezit.

Çifti mori vëmendjen kur gjatë një interviste të fundit Maluma foli për t’u bërë baba në të ardhmen.

Dyshja janë parë disa herë në publik, por ata nuk kanë bërë asnjëherë një koment zyrtar për statusin e marrëdhënies së tyre.

Susana Gomez dhe Maluma.

Gjithashtu është thënë se Susana ka takuar edhe prindërit e Malumës. Pak kohë më parë, këngëtari ka postuar një foto ku shihet i shtrirë në barkun e dikujt.

Fansat ishin shumë të shpejtë për të supozuar se Susana ishte shtatzënë.

Përveçse është e njohur si e dashura e Malumës, Susana Gomez me profesion është një arkitekte kolumbiane.

Ajo është pronare e një kompanie të dizajnit të brendshëm që quhet “Ese+Ese” në qytetin e saj dhe kur përkthehet në shqip do të thotë “këtë plus atë”.

Gomez ka përfunduar diplomimin e saj në arkitekturë nga universiteti shtetëror amerikan. Tani për tani, ajo është në mesin e të 20-ave dhe sipas raportimeve ajo është nga i njëjti qytet me këngëtarin.

A posedon Susana Gomez llogari të Instagramit?

Susana Gomez dhe Maluma.

Kur kërkuam llogarinë e Suzanës në Instagram. Ne gjetëm 2 llogari, njëra llogari ishte private dhe tjetra kishte disa fotografi të çiftit në të. Asnjë nga dy llogaritë nuk u verifikua.

Gjatë dy muajve të fundit, Susana ka tërhequr shumë vëmendje nga audienca në platforma të ndryshme të mediave sociale si Facebook, Instagram, YouTube dhe Twitter.

Ajo dikur u pa edhe në Instagram Story të Maluma-s gjatë festës së publikimit të albumit të tij të ri.

Dalja e fundit e Malumës dhe Suzanës

Susana Gomez dhe Maluma.

Dyshja u kap së fundmi nga mediat në Athinë të Greqisë më 19 mars të vitit 2022. Ata u panë mjaft të afërt me njëri-tjetrin gjatë daljes së tyre atje.

Me kë u takua Maluma para Suzanës?


Në të kaluarën, 28-vjeçari kishte lidhje me Natalia Barulich, dyshja u takuan për herë të parë në vitin 2017 gjatë xhirimeve të një videoklipi.

Maluma dhe Natalia ishin në një lidhje prej afro 2 vitesh dhe marrëdhënia e tyre ishte gjithmonë në sy të publikut.

Dyshja u ndanë në vitin 2020. Në momentin e ndarjes, Natalia deklaroi se ishte gati të bënte kompromis për të shpëtuar marrëdhënien që më vonë e kuptoi se nuk ia vlente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore