Lajme

Kush është i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup?


Ilustrim

Ljupço Palevski, biznesmeni dhe politikani maqedonas, është i dyshuari kryesor për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut – Vanja Gjorçevska, 17 vjeçe nga qyteti i Shkuput dhe Pance Zhezhovski, 74 vjeç nga qyteti i Velesit, ndërsa sipas raportimeve të mediave maqedonase, autori i krimit aktualisht është i padisponueshëm për autoritetet e drejtësisë.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares është gjetur të dielën në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në Veleshtë. Autori i krimit është një një biznesmen dhe politikan maqedonas. Palevski është kryetar i një partie pro-ruse të krahut të djathtë. Ai është i angazhuar në biznesin e ndërtimit dhe ishte ndaluar në Serbi pas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia.

Policia e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për arrestimin e tre personave të dyshuar për vrasjen e 14-vjeçares dhe 74-vjeçarit, megjithatë, organizatori kryesor dhe autori i krimit, kryetari i lëvizjes nacionaliste “E treta” në Maqedoninë e Veriut, dyshohet se pas kryerjes së aktit është arratisur jashtë vendit. Sëkëndejmi, ai nuk është kapur akoma nga organet e drejtësisë.

Kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ka njoftuar të hënën në një konferencë për shtyp se motivi i vrasjes ishte përfitimi material nga nëna e Gjorçevskës dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe babai i 14-vjeçares, i cili, ka informuar anëtarët tjerë të grupit kriminal për kohën kur vajza është larguar nga shtëpia për në shkollë.

E viktima tjetër, sipas detajeve të zbuluara nga autoritetet maqedonase, nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të papërfunduara me një anëtar të grupit të dyshuar kriminal. Automjeti i 74 -vjeçarit, dyshohet se është shfrytëzuar për të marrë dhe vrarë 14-vjeçaren. Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar “dënime të rrepta” për autorët e krimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore