Lajme

Kusari, Abdixhikut: Mocionin e kombinuar me fjalim patetik bëje në selinë e LDK-së


Mimoza Kusari Lila dhe Lumir Abdixhiku.

Shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari Lila nga Lëvizja Vetëvendosje, pas fjalimit të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka reaguar atij duke i thënë se një fjalim të tillë nuk do të duhej ta mbante në Kuvendin e Kosovës, por në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Mocionin e kombinuar me fjalim patetik të zotit Abdixhiku para Kuvendit të Kosovës ja rekomandoj ta bëj në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës për arsyeje se zotëri Abdixhiku jo që filloj të diskutoj për rëndësinë e mocionit por filloi të bëjë analizë të marrëveshjes”.

“Gjë që nuk e kishim dëgjuar të bëjë anlizë komperative të marrëveshjeve të nënshkruara nga subjekti i tij në 2015 pastaj 2020 dhe për dëmet apo regresin në procesin e dialogut”, ka thënë Kusari-Lila.

Tutje ajo ka thënë se e kanë pasur seancën ku ka qenë mundësia që të diskutojnë në seancën e Kuvendit për procesin e dialogut.

Por, nga ana e opozitës ishte kërkuar ndërprerja e seancës.

“Duke qenë se procedurat e mbajtjes së seancës janë të qarta, duke qenë se ne kemi ardhur sot për të trajtuar 59 pika të pa përmbyllura nga seancat e mëhershme, përfshirë edhe pikën për dialogun Kosovë-Serbi e cila pikë është ndërprerë me kërkesën e opozitës për shkak të largimit të kryeministrit nga seanca atë ditë pas 4 orë qëndrimi këtu”.

Ajo tutje ka thënë se akuza nga Abdixhiku ndaj kryeministrit ka pasur edhe në të kaluarën.

“Rrjedhimisht para se të ngrij alarmin për një marrëveshje të dakorduar në parim, duhet të ja kujtoj zotërir Abdixhiku që nga e njëjta foltore ka dalur dhe e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës për izolim, për mosbashkkordinim të veprimeve dhe vendimeve me aleatët tonë kombëtarë, për rrethanat në të cilat qytetarët e Republikës së Kosovës do t’i paguajnë”.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë fjalimit të tij në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka komentuar marrëveshjen e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel.

Sipas tij Marrëveshja në fjalë përveç se nuk është finale, e as nuk përmban njohjen e ndërsjellët në qendër të saj, ka një preambulë tejet problematik.

“Arsyeja e mbajtjes së fshehtë të kësaj preambule e gjënë në dy formulime skandaloze të rënda me dëme historike për Kosovën. I pari ka të bëjë me tejkalimin e trashëgimisë të së kaluarës i dyti pa paragjykim të palëve për çështjen e statusit”, ka thënë Abdixhiku fillimisht.

Në vend të ballafaqimit të Serbisë me të kaluarën, sipas Abdixhikut, Kurti në preambulë si vlerë dakordohet për tejkalim të trashëgimisë të së kaluarës.

Përveç kësaj, Kurti në preambulë të Marrëveshjes, sipas Abdixhikut, në një rast të paprecedent Kosova pajtohet me pa paragjykimin për statusin e vetë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore