Shqipëria

Shpëtohen 5 turistët e bllokuar në Shpellën e Pëllumbasit


Pesë turistë nga Mbretëria e Bashkuar, që kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit” janë shpëtuar.

Kjo falë një operacioni kërkim shpëtimi që u nis gjatë mbrëmjes së djeshme dhe përfundoi deri pas mesnatës.

Operacioni i kërkim-shpëtimit u krye nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me grupin alpin të Forcës Kombëtare të Sigurisë, dhe me Federatën Shqiptare të Alpinizmit,.

Pesë turistët kishin mbetur të bllokuar në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbasit”, për shkak të terrenit të vështirë malor dhe mungesës së orientimit në errësirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore