Lajme

Kurtit nuk i besohet që e kaloi ditën me Rita Orën: Më duhet ta shoh videon që ta besoj se ishte e vërtetë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë takimit me këngëtaren e njohur nga Prishtina, Rita Ora, e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, i ka thënë Orës se “nuk po beson se takimi i ishte i vërtetët”.

“Më duhet ta shoh videon që ta besoj se ishte e vërtetë”, dëgjohet në video Kurti duke i thënë Orës.

Megjithëkëtë, sipas Kurtit, Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe.


“Ishte nder ta prisja dhe Taika Ëaititit sot në ditëlindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, shkroi Kurti në platformën X.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dëshiruar mirëseardhje Rita Orës në Kosovë.

“Nuk ka se si të jetë ndryshe, vetëm se i mbushur me shumë emocione, mall e dashuri çasti kur shkel në tokën e bekuar të Kosovës që gjithmonë e ke në zemër e mendje”, shkroi Rama në Facebook.

Ndërsa Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ia ka uruar ditëlindjen këngëtares shqiptare me famë botërore.

“Mirë se vini në shtëpi dhe urime ditëlindjen Rita Ora. Me gjithë zemër, Aeroporti Ndërkombëtar Limak Kosova”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore