Lajme

Kurti: Kosova vitin tjetër synon të aplikojë në Partneritetin për Paqe në kuadër të NATO-s


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten fizikisht ka dorëzuar aplikimin e Kosovës për Bashkimin Evropian, por sipas tij kjo aspiratë për anëtarësim në një organizatë ndërkombëtare nuk do të jetë e fundit.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, në vitin e ardhshëm Kosova do të përgatitet të integrohet në organizma ndërkombëtare, me një synim të veçantë në Programin për Paqe në kuadër të NATO-s.

“Në programin për Partneritetit për Paqe është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtetet si Bjellorusia, e nuk është Republika e Kosovës. Është e domosdoshme që Kosova të hyjë në Programin për Partneritetin për Paqe”.

Kosova, sipas Kurtit ka dëshmuar vetën edhe sa i përket vlerave, politike e të demokracisë së perëndimit, por edhe në të njëjtën kohë ka demonstruar edhe përgatitjes sa i përket mbrojtjes dhe kapaciteteve ushtarake.

Për kryeqeveritarin realizimi i anëtarësimit më pastaj është një çështje tjetër, pasi në Aleancën Veri-Atlantike janë katër shtete mos-njohëse të shtetësisë së Kosovës.

Megjithatë, sipas tij, Ministria e Punëve të Jashtme, po punon fuqishëm që ky aplikim të përfundojë suksesshëm.

“Sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë në anën tjetër ka më shumë punë që bëhet e nuk dihet sidomos nga ministria jonë e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës përmes lobimeve që ne i realizojmë  në takime të dendura me shtetet të cilët e kanë të drejtën vendimmarrjes sa i përket aplikimit tonë”.

Për 9 vjet Kosova anëtare e BE-së, përllogaritja e Kurtit

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore