Lajme

Kurti: Kemi pasur disa sulme kibernetike në sistemin qeveritar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se kanë pasur disa sulme kibernetike në sistemin qeveritar të Kosovës.

Ai në konferencën për Integritetin e Informacionit, ka thënë se adresimi i rrezikimit të sigurisë kërkon bashkëpunim me aleatët.

“Digjitalizimi kontribuon për një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe demokratike. Kemi zhvilluar një udhërrëfyes strategjik për digjitalizimin. Progresi ynë i transforimit digjital është njohur në indeksin e pjekurisë së Bankës Botërore, ku Kosova është ngritur nga grupi C në B. Sulmet kibernetike kanë potencial të bëjnë dëme të konsiderueshme deri në rrezikim të sigurisë kombëtare”.

“Kemi pasur disa sulme në sistemin tonë qeveritar. Dezinformimi është shfaqur si rrezik që ka mundësi të krijojë rreziqe të mëdha për shoqëri. Adresimi i rrezikimit të sigurisë kibernetike kërkon bashkëpunim me aleatët dhe krijim të urave me palët e interesit”.

Teksa ka shtuar se, “kjo siguri kibernetike është e rëndësishme për Qeverinë në muajt në vijim”.

Teksa ka folur edhe për strategjinë në parandalimin e sigurisë kibernetike.

“Realizimi i fushatës për vetëdijesim të shoqërisë sa i përket sulmeve, përfshirja e zyrtarëve e ekspertëve, udhëzimet e qarta për shkollat dhe trajnimet e mësimdhënësve lidhur me mbrojtjen e fëmijëve online. Siguria kibernetike është edhe siguri kundër krimit të organizuar dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme”, tha Kurti.

Kurti: Mbase jam kryeministri i parë që s’ka asnjë të punësuar me mbiemër të tij në ndonjë ministri

Kurti tutje tha se është kryeministri i parë në Kosovë që nuk ka asnjë të punësuar me mbiemër të tij në institucionet publike.

Kryeministri duke u përgjigjur në pyetjen për reformat në televizionin publik dhe përzgjedhjen e drejtorit të RTK-së tha se “nuk ka pasur gatishmëri të shohë se kush zgjidhet në këtë institucion”.

“Unë nuk kam pasur dhe nuk kam gatishmëri të shohë se kush zgjidhte në RTK. Në vitet e kaluar ka pasur shpërpushje midis buxhetit edhe programit. Programet kulturore dhe edukative ku nuk mund të presësh ne televizionet private ato e kanë vendin ne televizionin publik”.

“Ka nevojë për reforma ato duhet ti bëjë bordi dhe menaxhmenti atje. As një anëtar e aktivist nuk e preferoj të marrë ndonjë detyrë, mbase jam kryeministrin parë i cili nuk ka asnjë me mbiemër të tij të punësuar në institucione”.

Ai tutje ka shtuar se, “as vëllezërit e mi, as prindërit e mi nuk kanë shkelur në pragun e Qeverisë. Besoj që kur ti bënë kritikat që është punësuar edhe dikush i VV duhet të më lavdëroni edhe kur të punësoj dikush i opozitës”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore