Lajme

Kurti: E kuptoj shqetësimin e qytetarëve për shtrenjtimin e faturave të energjisë elektrike, detajet më vonë


“Unë e kuptoj këtë brengë që është për të gjithë”, u shpreh Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencë për medie, pasi u pyet nga gazetarët për rritjen e çmimit të faturave të energjisë elektrike, të propozuar nga ZRRE.

Kryeministri nuk deshi të jap më shumë detaje rreth këtij propozimi dhe vendimit për ta pranuar atë, duke subvencionuar faturat e qytetarëve me 75 milion euro, por shtoi se të gjitha detajet e kësaj teme do të jepen në një konferencë tjetër për medie, në kryeministri.

Kurti planifikon të flas me medie nga kryeministria, në ora 15:00 bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, këtë të mërkurë vizituan Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë vizitës në AKP

I pari i ekzekutivit, pas takimit që ka pasur me bordin e AKP-së, ka numëruar katër pika që sipas tij janë sukses i bordit të ri të këtij agjencioni.

Suksesi i parë për Kurtin është përgatitja e një strategjie përmbyllëse të AKP-së. Pika e dytë identifikimi i aseteve që mund të transferohen në Fondin Sovran. Suksesi i tretë është shkurtimi i shpenzimeve në vlerë prej mbi 2.6 milionë eurosh, dhe pika e katërt aktivizimi i ndërmarrjes shoqërore “Brezovica”.

“Tash së fundmi Qeveria ka pranuar koncept-dokumentin për Fondin Sovran. Paralelisht bordi i AKP-së ka arritur t’i evidentojë 2 mijë 364 asete të AKP-së që pas një analize është vlerësuar se 1 mijë e 653 prej tyre do t’i barten Fondit Sovran. 771 do të vazhdojnë të ngelen nën portofolin e AKP-së”, ka thënë Kurti në një konferencë të përbashkët për media me kreytarin e Bordit të AKP-së, Nazmi Mikullovci.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore