Shqipëria

Kurbin/Drogё dhe armё nё banesё, nё pranga babё e bir


Janё vendosur nё pranga nё babё e bir nё qytetin e Kurbinit, pas gjetjes sё bimёve narkotike dhe armёve nё banesёn e tyre.

V.R., 48 vjeç dhe V.R. 17 vjeç banues nё Laç, kultivonin nё vazo lulesh, nё oborrin e banesёs, disa fidanë të dyshuar narkotikë kannabis sativa.

Nё pranga ёshtё vendosur dhe njё i mitur tjetёr, shok i 17-vjeçarit, V.R. si bashkёpunёtor nё krim.

Bёhet fjalё pёr A.L., 17 vjeç, banues nё Fushё-Krujё.

Gjatë operacionit Policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore