Sport

“Kur të kthehet ushtria në Kosovë” – Tifozët e “Crvena Zvezda” shohin ëndrra në vend të futbollit


Koreografia nacionaliste e tifozëve të Crvena Zvezda/26 korrik 2023

Tifozët serbë të “Yllit të Kuq (Crvena Zvezda)”, para fillimit të ndeshjes miqësore ndaj ekipit italian “Fiorentina” në Beograd, kanë shfaqur një koreografi nacionaliste ku shkruhet: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë”.

Ata kanë shpalosur koreografinë, së bashku me imazhin e një automjeti ushtarak në minutën e 12-të dhe sekondën e 44-të, duke iu referuar Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Prania e rasteve ku futbolli e ka kapërcyer sportin dhe ka marrë ngjyrime nacionaliste është e bollshme, veçanërisht nëpër arenat sportive të shtetit serb, aty ku zakonisht zhduket hapësira ndërmjet reales dhe imagjinares.

Edhe në të kaluarën ka pasur mesazhe urrejtje tmerruese kundër shqiptarëve dhe Kosovës, ndërsa thirrjet nacionaliste dhe irredentise serbe sikurse ajo “Kosova është zemra e Serbisë” gjejnë ende mënyra për t’u shfaqur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore