Përballje

Kuqezinjtë i dhurojnë epërsi të dyfishtë Konyaspor-it


Sulmuesi dhe mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi kanë shënuar për t’i dhënë epërsinë skuadrës turke, Konyaspor.

Ekipi i Konyaspor po kalojnë një formë shumë të mirë, të cilët radhiten në pozitën e dytë me 58 pikë.

Momentalisht, në supërligën turke po përballen Konyaspor me Goztepe, ku këta të parët po prijnë me rezultat 2:0, gola të shënuar nga dy lojtarët shqiptarë.

Në formacionin startues të Konyaspor, po luaj dy lojtar të Kombëtares shqiptare, dhe një tjetër i përfaqësueses kosovare.

Goli i parë u shënua në minutën e gjashtë nga Cikalleshi, ndërsa Çekiçi shënoi në minutn e 28-të.

Zymer Bytyqi po luan në krahun e majtë nga përfaqësuesja kosovare, ndërsa nga Shqipëria po luajnë Cikalleshi dhe Çekiçi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore