Sport

Kupa e Italisë/ Në fushë zbresin Torino e Berishës dhe Vojvodës, si dhe Spezia e Manajt


Dy ndeshje do të luhen për Kupën e Italisë këtë të enjte. Mes skuadrave që do të zbresin në fushën e blertë janë Spezia, Torino, Sampdoria dhe Lecce.

Te skuadra e Torino-s aktivizohen dy lojtarë shqiptar, që pritet të kenë minuta në këtë takim.

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda. Te Spezia aktivizohet sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Rei Manaj.

Deri më tani, skuadrat që kanë kaluar në raundin tjetër të Kupës janë: Venezia, Udinese, Genoa, Empoli, Cagliari dhe Fiorentina.

Për në raundin tjetër janë kualifikuar automatikisht skuadrat e mëdha të Serie A si: Juventus-i, Inter-i, Milan-i, Napoli, Lazio, Atalanta dhe Roma.

Sfida e parë e kësaj të enjte luhet mes Spezia-s se Serie A dhe Lecce-s se Serie B. Sfida do të fillojë nga ora 18:00. Për herë të fundit, dy skuadrat në Kupën e Italisë janë ndeshur në 2014. Spezia fitonte minimalisht 1-0.

Ndeshja tjetër do të luhet mes Sampdoria-s dhe Torino-s, duke filluar nga ora 21:00.

Të dy skuadrat e kanë herën e parë që ndeshen në këtë raund të Kupës. Përballja e fundit e tyre ishte në Serie A para dy muajsh, e fituar 3-0 nga Torino.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore