Sport

Kupa e Botës 2023 për femra, Grima zbulon listën për ndeshjen me Kosovën dhe Belgjikën


Kombëtarja e Shqipërisë për Femra do të nisë rrugëtimin për kualifikueset e Kupës së Botës 2023, që do të organizohet në Australi dhe Zelandën e Re.

Vajzat kuqezi janë shortuar në grupin F, së bashku me Poloninë, Norvegjinë, Belgjikën, Kosovën dhe Armeninë.

Armir Grima, trajneri i ekipit kuqezi ka grumbulluar lojtaret ditën e shtunë, për sfidat ndaj Kosovës dhe Belgjikës që Shqipëria do të ketë këto ditë.

Sfida e parë do të jetë në “Elbasan Arena” më 16 shtator dhe përballë do të kenë Kosovën. Tre ditë më vonë, vajzat kuqezi do të udhëtojnë për t’u përballur me Belgjikën.

Grima ka thirrur 24 lojtare për këto dy ndeshje, 16 prej të cilave janë pjesë e kampionatit vendas, tre në atë kosovar dhe pesë në kampionate evropiane dhe amerikane.

Kombëtarja do të rikthehet për të luajtur pas sfidave me Kosovën dhe Belgjikën, më 21 tetor ndaj Armenisë dhe më pas do të udhëtojë në transfertën polake më 26 tetor.

Në nëntor, Shqipëria do të presë Norvegjinë në shtëpi, me ndeshjen që do të zhvillohet më 25 nëntor dhe më pas do të luajë ndaj Kosovës në transfertë më 30 nëntor.

Kombëtarja rikthehet të luajë më 7 prill të vitit 2022 ndaj Belgjikës në shtëpi dhe më 12 prill do të udhëtojë drejt Armenisë. Fushata e kualifikueseve mbyllet në shtator, ku më 1 shtator vajzat kuqezi do të luajnë ndaj Polonisë dhe më 6 shtator do të luajnë në transfertë ndaj Norvegjisë.

Lista e futbollisteve të grumbulluara:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore