Sport

Kukësit i largohet një tjetër lojtar pa u hapur merkato e janarit


Klubi i Kukësit ka njoftuar në mediat sociale se ka ndërprerë bashkëpunimin me 31-vjeçarin, Donald Rapon. Futbollisti ishte bërë pjesë e verilindorëve vetëm në fillim të këtij sezoni.

Rapo është lojtari i dytë brenda pak ditësh që largohet nga Kukësi. Para katër ditesh, u largua edhe sulmuesi, Albin Gashi.

Ish-kapiteni i Luftëtarit, këtë sezon numëron vetëm dy paraqitje me verilindorët. Të dy këto paraqitje ishin në Kupën e Shqipërisë. Në pjesën më të madhe të sezonit, ai ka qëndruar në stol.

“Futboll Klub Kukësi njofton se futbollisti Donald Rapo nuk është më pjesë e skuadrës sonë. Klubi dhe mbrojtësi kanë ndërprerë kontratën me mirëkuptim dhe i uron Rapos shumë suksese në karrierën e tij”, thuhet në deklaratën e klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore