Sport

Kukësi shpall “non grata” Juxhin Xhajën


F.K Kukësi nëpërmjet një postimi në median sociale ka denoncuar arbitrin e ndeshjes, Kukësi-Teuta, e fituar nga miqtë me rezultatin 0-3, Juxhin Xhajën, si një arbitër që ka bërë një gjykim jo të denjtë dhe gati skandaloz.

Kuksianët pohojnë, sipas tyre, se është hera e tretë radhazi që ekipi dënohet nga gabimet arbitrare, duke i cilësuar këta të fundit si të paaftë dhe gjykimin e tyre si tendencioz, në dëm të tyre.

Rastet për të cilat ankohet klubi i Kukësit, në komunikatë, janë katër:

“Rasti 1 – Prekje e dukshme me dorë në zonë, por vetëm Juxhin Xhaja nuk e shikon.

Rasti 2 – Ndërhyrje nga mbrapa ndaj Eze në zonë. Jo vetëm që nuk jepet penallti, por Juxhin Xhaja akordon edhe faull kundër Kukësit. Arsyeja? E di vetëm ai.

Rasti 3 – Goli i dytë i shënuar nga Teuta, nisë nga një aksion në pozicion jashtë loje.

Në këtë ndeshje ka pasur edhe një penallti të padhënë në minutën e 76’, ku Eze tërhiqet nga fanella në zonë por Xhaja lejon lojën”.

Më tej komunikata e Kukësit vazhdon:

“Klubi i Kukësit e shpall ‘Non Grata’ ‘arbitrin’ Juxhin Xhaja dhe kërkon nga institucionet e futbollit në vend të merren masa karshi tij. Klubi i Kukësit nuk pranon që ai person, të gjykojë më ndeshjet tona. Ne do të jemi me sy e veshë nga FSHF dhe Liga Profesioniste deri në momentin kur Xhajës dhe të gjithë ‘shokëve’ të tij t’iu tregohet vendi që meritojnë. Na lini të luajmë futboll, sepse investimet tona, nuk janë investime për t’u shkelur nga paaftësia e atyre që gjykojnë ndeshje”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore