Pajisje

Kufizimet e COVID-it kanë goditur prodhuesin e iPhone-ve, Foxconn


Të ardhurat e Foxconn në nëntor janë ulur me 11 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2021.

Ky bilanc i furnizuesit të kompanisë teknologjike Apple vjen pas trazirave në fabrikën më të madhe në botë të iPhone-ve.

Sipas Foxconn, rënia është rezultat i impiantit në Zhengzhou të Kinës që është prekur nga kufizimet e COVID-it.

Të ardhurat, krahasuar me tetorin, janë 29 për qind më pak, pavarësisht rekordit prej 160 miliardë paund nga janari në nëntor.

Çka përbën një rritje prej 13.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Prodhuesi ka përmendur “shitjet e forta” dhe “furnizimin më të mirë të komponentëve” ndër arsyet e rritjes dhe ka bërë me faj për rënien në nëntor kufizimet e coronavirus-it.

“Situata e përgjithshme epidemike është vënë nën kontroll, me muajin nëntor që është periudha më e prekur”, thuhet në një deklaratë nga kompania, selia e së cilës është në Tajvan.

“Ne po lëvizim gradualisht drejt drejtimit të rivendosjes së kapacitetit të prodhimit në normalitet”, ka vijuar deklarata.

Foxconn është përballur me pakënaqësi në mesin e punëtorëve të saj në fabrikë dhe është përpjekur të gjejë punonjës të rinj duke ofruar një bonus prej 117 paund për njerëzit që rekrutojnë një mik ose anëtar të familjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore