Sport

Kualifikueset e Katar 2022, triumfojnë Argjentina dhe Brazili, ngec Uruguaji


Janë luajtur tre ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022, në Amerikën e Jugut. Argjentina dhe Brazili ia kanë dal të marrin tri pikët. Uruguaji është ndar në paqe me Perunë.

Orët e para të mëngjesit të ditës së premte (me orën e Shqipërisë) në fushë zbritën: Argjentina, Venezuela, Kili, Brazili, Peruja dhe Uruguaji.

Venezuela priti Argjentinën, me miqtë që fituan me rezultatin 1-3. Goli i parë i takimit erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë (45+2’) nga Lautaro Martinez-i.

Më herët, vendasit kishin mbetur me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Adrian Martinez-it në minutën e 32. Adrian-i bëri një nderhyrje “horror” ndaj Lionel Messi-t, çka i kushtoi daljen para kohe nga fusha e blertë.

Në pjesën e dytë argjentinasit shënuan edhe dy herë të tjera. Fillimisht do të shënonte sulmuesi tjetër i Inter-it, Joaquin Correa, në të 71 minutë. Tre minuta më vonë shënoi edhe lojtari i Atletico Madrid-it, Angel Correa.

Goli i vetëm për vendasit erdhi në minutën e fundit të kohës shtesë (90+4’) nga Yeferson Soteldo. Lojtari i Toronto-s u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11 metershit.

Në sfidën tjetër, Brazili arriti të triumfonte minimalisht në Kili 0-1. Në një lojë që fliste më shumë për vendasit në statistika, miqtë u treguan më të saktë përballë portës.

Në minutën e 64, sulmuesi i Flamengo-s, Everton Ribeiro shënoi për 0-1, duke vulosur shifrat e takimit dhe i dha tri pikët skuadrës së tij.

Peruja dhe Uruguaji u ndalën në shifrat 1-1. Të dy golat u shënuan në pjesën e parë të takimit. Fillimisht ishin vendasit që shënuan në minutën e 24 me anë të lojtarit të Celta Vigo-s, Renato Tapia-s.

Goli i barazimit dhe i fundit për këtë ndeshje do të vinte në minutën e 29. Giorgian De Arrascaeta shënoi pas asistit të lojtarit të Inter-it, Matias Vecino-s.

Pas shtatë ndeshjesh kualifikuese për Kupën e Botës, Katar 2022, në Amerikën e Jugut, Brazili udhëheq renditjen me 21 pikë, ndiqet nga Argjentina me 15 pikë, Ekuadori me 12 pikë, Uruguaji dhe Kolumbia me nga 12 pikë.

Renditja e plotë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore