Përballje

Kualifikimet e Kupës së Botës përfundojnë me dëshpërim për Shqipërinë dhe Kosovën


Ndeshjet e së martës në Kualifikimet e Kupës së Botës Katar 2022 nuk përfunduan mirë për Kosovën dhe Shqipërinë.

Shqipëria ka humbur ndeshjen kryesore për Kualifikimet e Kupës së Botës përballë Polonisë me rezultat 0:1.

Kuqezinjtë nuk pranuan gol deri në minutat e fundit ku u ndëshkuan nga sulmuesi Karol Swiderski.

Kosova në anën tjetër ka humbur ndeshjen përballë Gjeorgjisë me rezultat 1:2 në “Fadil Vokrri”.

Portugalia ka fituar bindshëm ndeshjen kundër Luksemburgut me rezultat 5:0, ku Cristiano Ronaldo shënoi tre gola, duke thyer rekordin për më së shumti “hat tricks” në histori të ndeshjeve me kombëtare.

Në grupin e Shqipërisë, ndeshja mes Hungarisë e Anglisë ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 dhe Andorra ka mposhtur San Marinon me rezultat 3:0.

Ndërsa në grupin e dardanëve, Suedia ka fituar duelin përballë Greqisë me rezultat 2:0.

Në Grupin C, Zvicra ka fituar ndeshjen përballë Lituanisë me rezultat 4:0 për të barazuar pikët me Spanjën që radhiten në pozitën e parë, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi mes Bulgarisë dhe Irlandës Veriore ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve.

Në Grupin F, Danimarka ka fituar duelin përballë Austrisë me epërsi minimale 1:0, Skocia mposhtën Ishujt Faroe me rezultat 0:1 dhe Izraeli ka fituar me rezultat 2:1 kundër Moldovisë.

Në Grupin A me Portugalinë, ka fituar edhe Serbia përballë Azerbajxhanit me rezultat 3:1.

Përfundimisht, në Grupin D, Finlanda ka mposhtur Kazakistanin me rezultat 0:2 dhe dueli mes Ukrainës dhe Bosnjës përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore