Shqipëria

Kryetari i PD-së do të zgjidhet më 29 korrik, vendos Kryesia


Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e ri të kësaj force politikë të bëhët më 29 korrik.

Lajmi u bë i ditur pas mbledhjes së strukturës së selisë blu në orët e mesnatës të 7 qershorit.

Ky vendim u miratua me 17 vota pro, dy vota kundër dhe tre abstenime.

Deputetet që janë njëkohësisht anëtarë të kryesisë kërkuan shtyrjen e garës.

Ndërsa, orët e fundit të mbledhjes u shoqëruan edhe me tensione dhe tone të larta.

Mbledhja e fundit e grupit parlamentar të PD-së vendosi që ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse.

Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.

Pika e dytë ishte riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.

Krijimi i një grupi pune përbashkues, është tjetër çështje për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:

– Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarësisë aktuale;

– Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;

– Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.

Gjithashtu vendosën që grupi i punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.

Tabaku refuzon rolin e kryetares së komanduar të PD-së

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore