Lajme

Kryeministri i Luksemburgut në spital, pozitiv me COVID-19


Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel është dërguar në spital. Një javë pasi rezultoi pozitiv me coronavirus, shtrimi u mor “si një masë paraprake”.

Sipas një deklarate zyrtare, Bettel u shtrua në spital për t’u mbajtur 24 orë nën vëzhgim, dhe po i nënshtrohet testeve të mëtejshme.

Bettel, 48-vjeçar, e filloi periudhën e izolimit 10-ditor më 27 qershor, dy ditë pas një samiti evropian në Bruksel ku u takua me udhëheqës të tjerë të BE-së.

Sipas raportimeve, ai kishte simptoma të lehta të tilla si ethe dhe dhimbje koke.

Nga takimi i zhvilluar asnjë pjesëmarrës nuk u mor për shqyrtim. Kjo, pasi procedurat e masave ishin respektuar, nënvizonte qeveria e Luksemburgut.

Xavier Bettel është vaksinuar më dozën e parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj.

Luksemburgu, një vend me 630 mijë banorë, ka përjetuar një rritje të infeksioneve në 10 ditët e fundit.

Nga të dhënat e fundit të shtunën, 136 njerëz ishin testuar pozitivisht për COVID-19, shifra që nuk ishin arritur që nga mesi i majit.

Vendi ka regjistruar gjithsej 71 mijë e 31 raste COVID-19 dhe 818 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore