Shqipëria

Kryemadhi zgjedh mandatin e fituar në Qarkun e Fierit


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka bërë me dije se ka pranuar të marrë mandatin e deputetes të fituar në Qarkun e Fierit.

Në zgjedhjet e 25 prillit LSI-ja ka marrë katër mandate për deputetë, dy në Qarkun e Tiranës, një në Qarkun e Shkodrës dhe një në Qarkun e Fierit.

Kryemadhi është zgjedhur si deputete në Qarkun e Fierit dhe të Tiranës.

Me zgjedhjen e saj, Kryemadhi ka lënë jashtë Parlamentit Kejdi Mehmetajn, e cila ishte renditur e dyta në listën e Fierit.

Në vend të kryetares së LSI-së, në Tiranë, mandatin pritet ta marrë nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore