Lajme

Kroacia i dërgon notë proteste Serbisë – Kërkon kthimin e arkivave që i dërguan Izraelit


Kroacia dhe Serbia

Shteti i Kroacisë i ka dërguar notë proteste Serbisë me kërkesën që t’i dorëzohen të gjitha arkivat, përfshirë edh ato që i janë dërguar mbi “vuajtjen e hebrejve në Shtetin e Pavarur të Kroacisë (NDH)”, të cilat i janë dërguar Izraelit.

Në këtë notë proteste nga Kroacia shkruhet edhe se problemet në lidhje me arkivat “mund të ndalojnë rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian”, transmeton Veçernji List.

Në tekst qartësohet se Beogradi nuk i ka kthyer materialet e arkivuara, edhe pse ka nënshkruar marrëveshje për pasimin e tyre.

Gjithashtu kërkohet, siç thuhet në tekstin e të përditshmes së Zagrebit, që Kroacisë t’i jepet material nga një disk që Serbia ia dorëzoi Izraelit dhe i cili, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, përmban materiale për vuajtjet e hebrenjve në Shtetin e Pavarur Kroat.

Derisa të bëhet kthimi fizik i origjinalit, Kroacia kërkon dorëzimin urgjent të kopjes së dixhitalizuar të lëndës arkivore të deritanishme, thuhet në tekstin me titull “Serbia refuzon të kthejë arkivin nga Shteti i Pavarur i Kroacisë, dhe tani ajo ia dha Izraelit”.

Gazeta mëson se Ministria kroate e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë i dërgoi një notë proteste Serbisë pasi Ministria e Mbrojtjes së Serbisë raportoi për një takim mes ministrit të Mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç dhe ambasadorit izraelit në Beograd Jahel Villan, në të cilin ambasadorit iu paraqit një “hard-drive” cili u mblodh nga Arkivi Ushtarak dhe i cili i referohet persekutimit dhe vuajtjes së hebrenjve nga NDH gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas tekstit, bëhet fjalë për materiale arkivore të transferuara nga territori i Republikës së Kroacisë dhe të përfshira në kërkesën kroate për kthim nga viti 2006.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore