Lajme

Kriza e kamionistëve në Evropë po bëhet “ekstremisht e rrezikshme”


Kërkesë në rritje, rroga të ulëta dhe kushte pune jo të mira.

Këta janë tre ndër elementët, të cilët kanë sjellë krizën e shoferëve të kamionit në Evropë, e cila po ndikon edhe në krizën e rritjes së çmimeve në sektorin energjetik, për shkak të vështirësive në shpërndarjen e  mallit.

“Prej vitesh, biznesi ynë ka parë tkurrje”, deklaron për median amerikan Financial Times, Steffen Bork, një sipërmarrës në fushën e shpërndarjes së mallit me kamionë. “Disa nga klientët tanë kanë mbushur listat e porosive, por nuk po gjejmë mundësi t’i dërgojmë në kohë”.

Kjo ka ardhur edhe si fakt i një ringritjeje shumë të shpejtë të ekonomisë pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Vetëm në Gjermani, ka 80 mijë shoferë kamionësh. Në Gjithë hapësirën e unionit, ka 400 mijë syresh. Mirëpo, mosha e tyre mesatare, është mbi 50 vjeç.

Kamionë të parkuar për shkak të krizës së shoferëve, Britani

Shteti i parë, i cili ka pësuar dëme të mëdha, është Mbretëria e Bashkuar.

Nëse edhe vetë BE-ja do të ketë një krizë të tillë, nuk dihet. Por gjasat janë që një skenar i tillë, të aplikohet në disa vende ku kërkesat janë më të larta.

Për shembull, në shtete si Italia apo Britania, nevojat janë shumë më të mëdha. Gjermania nga ana tjetër, ka nevoja më të ulëta. Akoma më të ulëta i ka nevojat Franca dhe thuajse inekzistente, vende të “vogla” të unionit, si për shembull Polonia.

Ndërkohë që nevojat për kamionistë rriten, tregu po sheh një ulje të papunësisë në gjithë BE-në. Shifrat e punësimit janë thuajse të njëjtat me ato pre-pandemike.

Me shtimin e prodhimit, shtim kërkohet edhe mbi shpërndarjen. Shpërndarje, e cila me numër të limituar shoferësh, po ulet.

Rrjedhimisht, duke e bërë situatën – përfshi krizën – shumë të rrezikshme për nevojat që unioni ka.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore