Lajme

Krimineli i luftës Sheshel: Lufta e tretë botërore mund të shpërthejë në çdo moment


Vjosllav Sheshel

I dënuari për krime luftë me 10 vjet burgim nga Tribunali Ndërkombëtar, ish-zëvendës-kryeministër i Serbisë dhe tani udhëheqë i Partisë Radikale të Serbisë, Vojsllav Sheshel, ka thënë në një emision televiziv në Serbi se bota është afër luftës së tretë botërore.

Sheshel është i njohur për intervista kontroverse dhe deklarime të kësaj natyre.

Ai gjatë deklarimit të tij në TV Pink në Serbi tha se “është mirë që serbët verën ta kalojmë në Serbi, duke pasur parasysh situatën e vështirë me Coronavirusin dhe situatën e rrezikshme të sigurisë në botë”.

Sipas tij, “kohë të vështira po vijnë dhe se paratë duhet të kursehen”.

“Një luftë botërore mund të shpërthejë në çdo moment dhe është më mirë ta mirëpresim në vendin tonë”.

Ai ka njoftuar edhe se partia e themeluar nga ai do të zgjedh një kryetar të ri në kongresin e ardhshëm të partisë, pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e fundit në Serbi.

Rezultat që e ka obliguar atë që të largohet nga udhëheqja formale e partisë, megjithatë ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga politika.

“Do të zgjedhim një kryetar të ri partie. Unë do të vazhdoj luftën time politike. Populli më refuzoi, por unë nuk e refuzova popullin, mbetem në shërbim të Serbisë”, deklaroi i dënuari i drejtësisë ndërkombëtare për krime lufte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore