Lajme

“Krimi është krim”, peticion kundër glorifikimit të kriminelëve në Serbi


Murali i Mlladiçit në Beograd.

Më shumë se 600 qytetarë serbë kanë nënshkruar peticionin “Krimi është krim”.

Peticion ky që është iniciuar nga prokurori për krime lufte Vladimir Vukçeviç kundër glorifikimit të kriminelëve në Serbi, shkruan media serbe Danas.

Ky peticion është iniciuar nga avokati i të drejtave të njeriut, Alekander Olenik, ndërsa kërkesa është nënshkruar nga më shumë se 30 figura publike.

Pjesa më e madhe e nënshkruesve janë nga Serbia si dhe nga shtetet e rajonit e Evropës.

Vukçeviç ka apeluar që të përkrahet kërkesa “Krimi është krim”, kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe paralajmëroi se këto politika janë duke e shtyrë Serbinë drejt konflikteve të reja.

Në kërkesën e peticionit thuhet që Serbia është e ekspozuar nga një përpjekje për tu kthyer tek luftërat e viteve 90-ta.

Ndërkaq, po shihet si diçka që ka për qëllim për të shkaktuar tensione në rajon përfshirë Kosovën,

“Ne jemi të bindur se një politikë e tillë po e shtyn Serbinë në konflikte të reja, por edhe se shoqëria në Serbi po çon në ndarje dhe konflikte gjithnjë e më të mprehta dhe të papajtueshme, në të cilat qytetarët nuk do të gëzojnë sigurinë personale elementare”, thuhet në apel.

Policia serbe arreston aktivisten Aida Coroviç dhe ilustruesen Jelena Jacimoviç.

Ndër të tjera, në peticion bëhet e ditur se deklaratat e zyrtarëve më të lartë shtetërore se Serbia nuk do t’i ekstradojë apo ndjekë penalisht personat e akuzuar për krime lufte.

Po ashtu, duke i përfshirë edhe personat nga fletarrestet e Interpolit, paraqesin “shuplakën më të ashpër”, për sundimin e ligjit dhe viktimat e krimeve të luftës jo vetëm të rajonit, por edhe në Serbi.

“Për më tepër, heshtja e atyre që e paraqesin veten si një alternativë politike dhe sociale ndaj regjimit aktual është një shenjë e qartë se konsensusi nacionalist i shumicës së faktorëve politikë në Serbi ka arritur përmasa shqetësuese”, thuhet në apel.

Mural i Ratko Mlladiç në Zveçan.

Murali i Mlladiçit u shfaq më 23 korrik në komunën e Vraçarit, afër qendrës së qytetit.

“Gjeneral, nëna juaj duhet të falënderohet”, shkruhet në slogan.

Në qershor të këtij viti, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiç për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica dhe persekutimin e boshnjakëve e kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës.

Por, më 11 nëntor, një fotografi ka qarkulluar në mediet serbe dhe rrjete sociale ku një mural tjetër i kriminelit të luftës është bërë në Komunën e Zveçanit në Republikën e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore