Kosova

Edhe në Zveçan i bëjnë mural kriminelit të luftës, Ratko Mlladiç


Mural i Ratko Mlladiç në Zveçan

Pasi muralit të kriminelit të luftës Ratko Mlladiç në Beograd iu hodh një kovë gëlçere mbi fytyrë, një fotografi ka qarkulluar në mediet serbe dhe rrjete sociale ku një mural tjetër i kriminelit të luftës është bërë në Komunën e Zveçanit në Republikën e Kosovës.

https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FFicovicFilip%2Fstatus%2F1458413593058287623&widget=Tweet

Murali në Beograd shkaktoi debat dhe protesta të ashpra brenda aktivistëve liberalë në Serbi, ku pati edhe të arrestuar.

Kjo protestë pati kundërpërgjigje edhe nga aktivistë dhe militantë të së djathtës ekstreme serbe, të cilën i gjuajtën me dërrasa aktivistët serbë.

Vetë ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi për muralin e kriminelit të luftës në Beograd, dhe përmes një përgjigje me shkrim shkroi se “Ratko Mlladiç nuk është fytyra që Serbia duhet t’ia tregojë botës”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore