Bota

Krerët e BE vizitojnë Turqinë për të provuar rregullimin e marrëdhënieve


Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidenti i Këshillit të BE Charles Michel mbërrijnë për një konferencë të përbashkët shtypi pas bisedimeve me Presidentin e Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, në Ankara, Turqi, të martën, 6 prill 2021.

Shefat e Bashkimit Evropian (BE) po bëjnë një vizitë të rrallë te Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, për të provuar mundësinë e riparimit të marrëdhënieve të dëmtuara. BE pritet të përdorë qasjen “karrota dhe shkopi” pёr vendosjen e rregullave.

Dy zyrtarët e lartë të BE do të takojnë Erdoganin ditёn e martë në një vizitë të rrallë që synon ringjalljen e lidhjeve të dëmtuara.

Brukseli pritet të ofrojë stimuj drejt krijimit tё njё bashkëpunimi, siç është rënë dakord nga udhëheqësit e BE muajin e kaluar.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet t’i ofrojnё Ankarasë iniciativa tё rёndёsishme ekonomike dhe diplomatike.

Përfitimet e ofruara për Turqinë mund të përfshijnë modernizimin e një bashkimi doganor dhe liberalizimin e vizave.

Një rifillim i dialogjeve të nivelit të lartë për çështje të tilla si siguria dhe shëndeti ka të ngjarë të jetë gjithashtu tё pjesё e bisedimeve.

Brukseli pritet t’i ofrojë Turqisë më shumë fonde për pritjen e miliona refugjatëve sirianë.

Udhërrëfyesi për bashkëpunim të përmirësuar do të varet nga veprimet e Erdogan për të de-përshkallëzuar tensionet me Greqinë dhe Qipron fqinje.

Çështjet mund të përfshijnë projektin e kërkimit të gazit në Mesdheun lindor prej Turqisё dhe bisedimet e ardhshme rreth ishullit të ndarë të Qipros.

Pse po zhvillohen bisedimet tani?

Blloku prej 27 anëtarësh është inkurajuar nga lëvizjet pajtuese tё Turqisё në muajt e fundit.

Këto përfshijnë rinisjen e bisedimeve me Greqinë pёr kufirin e diskutueshëm detar dhe angazhimin në përpjekjet e paqes të Kёshillit Botёror me shtetin anëtar të BE-sё Qipron.

“Situata mbetet e brishtë, por BE mirëpret këto zhvillime dhe gjeste të ardhshme nga ana e Turqisë dhe është përgjigjur duke zgjatur dorën e saj”, tha Shefi i politikës së jashtme të BE, Josep Borrell.

Për Turqinë, shkrirja e mundshme e marrëdhënieve përkon me problemet e brendshme ekonomike – dhe një linjë më të ashpër nga Washingtoni pasi aleati i Erdoganit, Donald Trump tashmё ёshtё jashtё shtёpisё sё Shtëpisё sё Bardhë.

Anëtarët e BE janë ndarë për mënyrën e veprimit me Turqinë.

Qipro, Greqia dhe Franca po kërkojnë një vijë të ashpër ndërsa të tjerët, të udhëhequr nga Gjermania, duan më shumë angazhim.

“Nëse Erdogan nuk e tregon veten të jetë bashkëpunues, gjithçka do të bllokohet”, i tha një zyrtar i BE agjencisё sё lajmeve AFP.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore