Lajme

Kremlini: Këndvështrime të ndryshme në BE, po monitorojmë nga afër retorikën radikale të Macron


Në Bashkimin Evropian, presidenti francez Emmanuel Macron ka marrë “pozicionet më radikale” duke nxitur diskutimin për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë.

Dhe Moska “po monitoron nga afër gjithë këtë retorikë”.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, cituar nga agjencia e lajmeve “TASS”.

Sipas tij, në Evropë shihen “këndvështrime të ndryshme me nuanca të ndryshme”.

Po ashtu Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Moskës, ka thënë se “Napoleonët” që sot kërcënojnë se do të “dërgojnë trupa në Lindje” nuk duhet të “harrojnë mësimet e historisë”.

Veçanerisht kur trupat ruse hynë në Paris pasi mposhtën Napoleonin e vërtetë, ka theksuar ajo teksa po afrohet 210 vjetori i dorëzimit të kryeqytetit francez, më 31 mars 1814.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore