Lajme

Krasniqi takon Sarrazin, kërkon largimin e masave të BE-së


Manuel Sarrazin dhe Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të martën ka takuar të deleguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Përmes një postimi në platformën sociale në Facebook, Krasniqi ka bërë të ditur se me Sarrazin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend.

“Për PDK-në, përtej papërgjegjësisë së Qeverisë së Kosovës, është tejet e rëndësishme që Bashkimi Evropian të heqë sanksionet ndaj Kosovës, nga të cilat po vuajnë më së shumti qytetarët tanë”.

PDK, si përherë, sipas Krasniqit, me bashkëpunim dhe përgjegjësi, do të angazhohet të ruaj interesin e shtetit, të qytetarëve dhe perspektivën e saj evropiane.

Ndryshe gjatë ditës Sarrazin takoi edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Përmes një komunikate për media, LDK njoftoi se Abdixhiku e Sarrazin kanë diskutuar ër situatën aktuale në Kosovës si dhe qëndrimin e kësaj partie lidhur me këto tema.

“Kryetari Abdixhiku e falënderoi Sarrazin për mbështetjen e vazhdueshme që Gjermania i ka dhënë Kosovës në të gjitha proceset, në veçanti në procesin e liberalizimit të vizave”, thuhet në komunikatë.

Komunikata ndër të tjera njoftoi se Abdixhiku ka ritheksuar se LDK mbetet e përkushtuar dhe gjithmonë e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar në proceset e rëndësishme të Kosovës.

Ndryshe Sarrazin para vizitës në Kosovë, qëndroi për një vizitë zyrtare në Serbi, ku takoi presidentin, Aleksandër Vuçiç.

Abdixhiku takon Sarrazin, LDK-ja gjithmonë e gatshme të bashkëpunojë me aleatët

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore