Lajme

Krasniqi për Veliajn: Model se si duhet të punojë një kryetar komune


Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilin kanë diskutuar për shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e programeve për bashkëpunimin e të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kështu ka bërë të ditur Krasniqi përmes një postimi në rrjetin social, “Facebook”.

“Erioni, në mes shumë angazhimeve të tjera, në vazhdimësi ka krijuar hapësirë për më shumë shkëmbime e bashkëpunime ndërmjet të të rinjve, artistëve e profesionistëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Veçanërisht këtë vit, kur Tirana organizon Vitin Europian të Rinisë, sinergjia me Prishtinën është edhe mundësi, edhe domosdoshnëri”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.

Sipas Krasniqit, Veliaj është model që duhet ndjekur nga Komunat e Kosovës dhe të Shqipërisë.

“Ishte kënaqësi të qëndroj sot në Bashkinë e Tiranës për të ritakuar mikun tim të vjetër, Erion Veliaj. Takimet me Erionin janë frymëzuese, sepse ai jo vetëm që është Kryetar i Bashkisë së Tiranës, që u shërben çdo ditë qytetarëve, por është njeriu që ka krijuar modelin se si duhet të punojë një Kryetar Komune a Bashkie në Kosovë e në Shqipëri”.

Ndërsa, Veliaj bëri të ditur se e premtja e 11 shkurtit është një ditë e veçantë për Tiranë, duke bërë të ditura arsyet.

“Sot është gjithashtu një ditë e veçantë për Tiranën, mbush 102-vjeç. Edhe përpara 102 viteve në një katund që quhej Tiranë me 10 mijë banorë, vjen përkohësisht qeveria e asaj kohe, e cila pasi shkon në Lushnje për një kongres zbulon që nuk kthehet dot në Durrës sepse ishin pushtuar, kështu që duhet të ishin në një vend të lirë”.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.

Ndryshe, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Tiranë, ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe thellimin e bashkëpunimit mes PDK-së dhe PD-së.

Krasniqi u shpreh i kënaqur për mikpritjen dhe falënderoi Bashën për gatishmërinë e tij për përforcimin bashkëpunimit dhe koordinimit mes dy partive që i përkasin boshtit të njëjtë ideologjik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore