Lajme

Krasniqi: Nga janari në funksion platforma online për raportimin e çfarëdolloj diskriminim


Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Nga janari do të jetë në funksion platforma online për raportimin e çfarëdolloj diskriminim që bëhet ndaj qytetarëve në Kosovë.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, pas takimit që pati me grupin teknik për parandalimin e diskriminimit.

“Sot u diskutua për platformën online i cili nga janari e tutje do të jetë në funksionim ku qytetarët të cilët kanë problem do të mund të raportojnë çdo lloj diskriminimi”.

Ai deklaroi se janë të brengosur me rastet e dhunës kohët e fundit ndaj komuniteteve.

“Rasti në Gjakovë është se është jep jehonë e madhe. Është për t’u vlerësuar edhe reagimi i Shoqatës së Gastronomëve. Si Qeveria jemi të angazhuar të punojmë në këtë drejtim”, tha ministri Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi

Në takim me grupin punues, ai shprehet se janë diskutuar edhe për atë se jo gjithë qytetaret e dinë që Avokati i Popullit mund të iniciojë rastet ku ka elemente të shkeljes së të drejtave të njeriut.

“Sot diskutuam edhe për faktin jo të gjithë qytetarët e dinë për Institucionin e Avokatit të Popullit , jo të gjithë ata mund të raportojnë në mënyrë që Avokati i Popullit të iniciojë rastin ku ka edhe element të shkeljes së drejtave të njeriut”, tha ministri Krasniqi.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, deklaroi se kryesit e këtyre veprave duhet të dënohen, prandaj e ftoi Prokurorinë ta hetojë rastin.

“Të gjithë kemi dhënë propozime se gjykojmë secilin lloj të diskriminimit. Në Prizren dhe Gjakovë ku ka ndodhur rasti presim nga Prokuroria a do të iniciohet padi”.

“Do të shohim çka do të ndërmarrë avokati dhe do ta përcjellim këtë proces me vëmendje”, tha Rexhepi në konferencë për media.

Zëvendëskryeministrja për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi.

Ajo ka apeluar tek prindërit që t’i edukojnë fëmijët e tyre që mos të diskriminojnë pjesëtaret e komuniteteve.

“Në këtë situatë jemi të gjithë solidarë dhe apelojë te popullata të edukojnë fëmijët e tyre gjë që është shqetësim sepse paraqet konflikt. Nuk duhet ta gjykoni dikë si duket. Do t’i dënojmë kryesit e veprave të tilla”.

Konferenca për media e Rexhepit dhe Krasniqit u mbajt pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë hapjen e fushatës globale 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore ndaj grave dhe vajzave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave ka thënë se hapja e fushatës së 16 ditëve të aktivizimit

“Është thirrje për të dëshmuar zero tolerancë për dhunën ndaj grave dhe vajzave, për të fuqizuar zingjirin institucional dhe për të shpëtuar jetën e çdo gruaje apo vajze pa dallim moshe apo etnie”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore