Lajme

KPM i jep 30 ditë afat Klan Kosovës për plotësimin e dokumentacionit


Komisioni i Pavarur i Mediave

Komisioni i Pavarur i Mediave, të premte në një mbledhje, ka vendosur me vota unanime që mediumit Klan Kosovës, t’i jap një afat prej 30 ditësh për t’i rregulluar dokumentacionet.

Në të kundërtën televizioni do të penalizohet.

Pro këtij vendimi votuan pesë anëtarë.

“Duke marrë parasysh faktin se vendimi për pezullimin e certifikatës së biznesit Klan Kosova, vë në dilemë ligjshmërinë e regjistrimit të këtij biznesi, nga zyra ligjore e KPM-së kemi një rekomandim i cili ka dy dispozita”.

“E para, obligohet ofruesi i shërbimit medial, Klan Kosova, që në afat prej 30 ditësh nga pranimi i këtij vendimi ta plotësoj dokumentacionin e nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, komfor rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale të KPM-së të vitit 2021”.

“Dy, dështimi për të vepruar në pajtim me rregulloren për ofruesit e shërbimeve mediale, brenda afatit të përcaktuar do të rezultojë me masa sanksionuese të përcaktuara me nenin 30 të ligjit të KPM-së”, ka thënë kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore