Kosova

KPK-ja kërkon nga Avokati i Popullit ta çojë ligjin e ri në Kushtetuese


Ilustrim.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, ka kërkuar në Institucionin e Avokatit të Popullit referimin e Ligjit të ndryshuar për KPK-në në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial, ka bërë të ditur se komentet e tij ndërlidhen me evidentimet konkrete të shkeljeve kushtetuese dhe ligjore që janë bërë me anë të këtij ligji i cili është miratuar më 23 qershor në Kuvendin e Kosovës.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës dëshmon se mbetet i përkushtuar që kontestimin e këtij ligji ta bëjë vetëm nëpërmjet rrugëve kushtetuese dhe ligjore dhe do të vazhdojë të angazhohet për një sistem prokurorial të pavarur, të paanshëm, transparent dhe çdo herë në zbatim të ligjit” thuhet në njoftim.

Avokati i Popullit.

KPK, përmes komunikatës dërguar mediave ka thënë se çfarëdo keqinterpretimi i ngritur në opinionin publik lidhur me moszbatimin e akteve ligjore është i paqëndrueshëm.

Komisioni i Venecias në seancën plenare të 130-të, të mbajtur më 18 dhe 19 mars miratoi një opinion për projekt-amendamentet e rishikuara në Ligjin për Këshillin Prokurorial, ndërkaq ka dhënë edhe disa konkluzione.

Komisioni i Venecias ka dhënë rekomandim pozitiv për uljen e mandatit të anëtarëve të KPK, nga 13 në 7 e po ashtu ka dhënë rekomandim pozitiv për ndërprerjen e mandatit, për disa anëtarë të KPK.

“Përbërja e re e KPK-së nuk cenon standardet ndërkombëtare….. Është pozitive që procesi i para përzgjedhjes për anëtarët e prokurorisë bazohet vetëm në kritere formale. Procesi i para-përzgjedhjes për anëtarët porotë është thjeshtuar, gjë që është gjithashtu një përmirësim”, thuhej në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore