Zgjedhjet në Kosovë

Kosovë: Të dielën votojnë edhe të burgosurit


Ilustrim

Për, Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit të gjithë të burgosurit mund të votojnë në të gjitha institucionet korrektuese.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Si në të gjithë vendin, me 17 tetor procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, në koordinim të SHKK-së dhe KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese, SHKK do të kujdeset për krijim e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit, ndërsa listat e votuesve dhe materialet zgjedhore do të sigurohen nga KQZ.

Tutje në njoftim është bërë e ditur se aktualisht në institucionet korrektuese janë 1 mijë e 637 persona të burgosur, ndërsa të drejtë vote kanë të gjithë ata persona të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide.

“Nga ky numër i të burgosurve përjashtohen të miturit nën moshën 18 vjeçare dhe shtetasit e huaj”.

Ndërsa, e premtja, ka qenë dita e fundit kur partitë politike që garojnë për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit t’i shpalosin programet e tyre qeverisëse për katër vitet e ardhshme.

Por, edhe pse jemi në një situatë pandemie ku ende virusi COVID-19 është prezent në Kosovë, partitë politike po i shkelin masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës kundër luftimit të pandemisë.

Ndërkaq, Shefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, gjatë ditës së premte kishte thënë bazuar në proceset e kaluara zgjedhore, institucioni që ai drejton janë gati që këtë të diele qytetarët t’iu drejtohen kutive të votimit.

“Në ditën e zgjedhjeve do të jemi në koordinim dhe do të reagojmë në çdo situatë që ndërlidhet me procesin zgjedhor”, ka thënë Radoniqi në një konferencë për media ku prezent ishin edhe nga Prokuroria e Shtetit dhe Policia e Kosovës.

Ndërkaq, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor kanë aplikuar 94 subjekte politike, prej tyre, 32 parti, një koalicion, 35 iniciativa qytetare dhe 26 kandidatë të pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar është 4 mijë e 920, prej tyre 165 për kryetarë komunash dhe 4 mijë e 757 për kuvende komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore