Kosova

Kosovë: Shkurti, muaj i vështirë për Omicron dhe Covid19


Pjesa Intenzive në Klinikën Infektive në QKUK

Nga e diela e 26 dhjetorit edhe Kosova ka hyrë në hartën e vendeve të prekura me variantin e ri të COVID-19 i njohur si Omicron.

Tashmë nëntë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me këtë variant të coronavirusit.

Derisa në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se varësisht nga situata epidemiologjike edhe do të ndërmarrin masa parandaluese.

Infektologu Shemsedin Dreshaj shprehet se është e nevojshme shtimi i masave anti-COVID, por paralajmëron se përkeqësimi i situatës pandemike me Omicron ka mundësi të ndodhë nga mesi i muajit shkurt.

Drin Podrimqaku, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë në një përgjigje për KosovaPress, ka deklaruar se vazhdimisht janë duke shqyrtuar të dhënat e reja mbi të cilat do të përditësojnë masat konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë.

“Ministria e Shëndetësisë nuk njeh detyrë më të rëndësishme sesa të mbroj jetën dhe shëndetin e qytetarëve tanë, me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion. Për këtë arsye janë ndërmarr masat kufizuese, edhe brenda vendit, edhe në pikat kufitare, duke marrë parasysh rrezikun e përhapjes së variantit Omicron”.

“Andaj në këtë drejtim jemi vazhdimisht duke shqyrtuar të dhënat më të reja të analizës epidemiologjike dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, mbi të cilat ne do të përditësojmë masat, konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë”, tha Podrimqaku.

Infekologu Shemsedin Dreshaj shprehet se aktualisht Kosova po prin në rajon me numrin më të madh të rasteve me Omicron, por shton se edhe më tej varianti Delta do vazhdojë të jetë varianti dominues në vend.

Ai thekson se Omicronin e karakterizon një përhapje më e shpejt sesa variantet paraprak të COVID-19.

“Paraqitja e 9 rasteve kjo nënkupton se për dallim nga regjion Kosova prin me numrin e rasteve që janë me variantin Omicron dhe kjo do të nënkuptonte që Ministria e Shëndetësisë dhe ekipi i ekspertëve që funksionojnë brenda IKSHP-së që të prononcohen dhe të marrin masa adekuate lidhur me parandalimin e kësaj sëmundje”.

“Është mjaftë e vështirë që parandalohet një përhapje e këtillë edhe pse variant Delta do të jetë edhe për një kohë variant dominues që është i pranishëm përkundër faktit që variantin e ri të SARS-COV2 e karakterizon variantin Omicron e karakterizon një përhapje më e shpejt edhe më e theksuar dhe më kontagjoz sesa variantet paraprake”, theksoi ai.

Doktor Dreshaj thekson se për shkak të imunizimi të vonshëm me vaksinat anti-COVID, Kosova nuk rrezikon përkeqësim të situatës deri kah mesi i shkurtit.

Sipas tij, vaksinimi është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga të gjitha variantet, prandaj apelon te qytetarët për vaksinim, përfshirë edhe atë me dozën e tretë dhe përforcuese.

“Është vërtet për tu brengosur numri i vogël i të vaksinuarve që kishim dje. Pardje dh ditët në vijmë. Vaksinat mbrojnë kundër të gjitha varianteve të evidentuara deri më sot në raport me ndërlikimet dhe peshën e sëmundjes. Andaj, vaksinimi duhet të kryet sa më shumë që është e mundur dhe sa më shpejt që është e mundur nuk ka vend për hezitim vaksina është e sigurt”.

“Personat që i kanë marr dy vaksina duhet ta marrin edhe vaksinën e tretë brenda atij intervali 6 mujor në atë mënyrë që të jenë të mbrojtur edhe ndaj variantit COVID, kjo është për shkak se ne kemi filluar vonë vaksinimin masiv është në muaji korrik dhe pritet që kjo situatë epidemiologjike që e kemi aktualisht të jetë e ngjashme deri diku kah fundi i janarit mesi i shkurtit por pas mesit të shkurtit do të ballafaqohemi me një situatë përfaqësish të ngjashme me vendet e Evropës Perëndimore”.

“Mendoj për nga incidenca por do kemi numër të shtuar të rasteve shpresoj që ato raste do jenë forma të lehta dhe të mos kenë nevojë për spitalizime të shumta”, theksoi infektologu Dreshaj.

Meqenëse tani edhe në Kosovës janë regjistruar rastet e para me Omicron, infektolgu Shemsedin Dreshaj po konsideron se në këtë fazë në të cilën ndodhet vendi kur është rritur qarkullimi për shkak të festave të fundvitit dhe tashmë prezencës së Omicronit në mesin tonë, është e nevojshme shtimi i masave.

Ilustrim

SHSKUK: Nëntë pacientët me Omicron po marrin trajtim mjekësor

Nëntë pacientët e parë të konfirmuar me variantin Omicron të Coronavirusit, po marrin trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Ndërkaq, në trajtim mjekësor janë edhe 31 pacientë të tjerë post COVID19, njofton Shërbimi Spitalor i Kosovës.

Me oksigjeno-terapi janë tetë pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive një pacient.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, katër pacientë;

Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-COVID;

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, një pacient i spitalizuar;

Spitali i Prizrenit, katër pacientë;

Spitali i Gjakovës, një pacient;

Spitali i Pejës, një pacient;

Spitali i Ferizajt, një pacient.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore