Lajme

Kosovë: Prokurorja e rastit në Gllogjan – “Kemi kryer bastisje, në sulm është zbrazur një karikator”


Vrasja e trefishtë në Gllogjan të Deçanit.

Prokurorja e rastit në Gllogjan të Deçanit, Sahide Gashi, në një deklaratë për media ka bërë të ditur se janë intervistuar shumë persona, sa i përket vrasjes së tre personave dhe një të plagosurit.

“Ne me shumë kujdes jemi duke intervistu çdo dëshmitar okular dhe jemi të ndarë në shumë grupe dhe secili prej tyre jemi duke i koordinu veprimet, kemi intervistu shumë persona”, ka thënë Gashi.

Tutje ajo bëri të ditur informatat që kanë deri tani, ndërsa sqaroi se akoma është duke vazhduar ekzaminimi i vendit të ngjarjes.

“Deri tash me informatat që posedojmë është përdorur një kallashnikov dhe është zbrazur një karikator, hetuesit janë në terren duke e bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes”.

Prokurorja e rastit në Deçan, Sahide Gashi.

Ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të ndihmojnë me informacionet të cilat i kanë.

“U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë me informacionet që kanë. Ky është një moment i rëndë qoftë familjet e viktimave qoftë për ata që kanë qenë në autobus dhe e kanë përjetu”.

Vrasja e trefishtë në Deçan

utobusi qe u sulmua mbreme ne Gllogjan te Decanit

Të premten e 26 nëntorit, rreth orës 19:00, një autobus që po barte nxënës është sulmuar me armë zjarri, ku kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Dyshimet e para janë se sulmi ndodhi nga një person i vetëm me maskë dhe se ai kishte shtënë në drejtim të autobusit me kallashnikov.

Motivet e sulmit ende nuk dihen, derisa nga policia kanë njoftuar se kanë disa pista hetimi.

Gjithashtu, në raportin 24 orësh të policisë njoftohet se janë në kërkim të një personi, i cili aktualisht gjendet në arrati.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore