Kosova

Kosovë: MSH njofton qytetarët rreth vaksinimit me dozën e dytë kundër COVID-19


Ilustrimi i fotogafise

Ministria e Shëndetësisë i ka ftuar qytetarët që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër (e diel) të paraqiten në sallën “1Tetori” në Prishtinë, për të marrë edhe dozën e dytë.

“Ftohen qytetarët e listës në vijim, që kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që nesër, ditë e diel, 13 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas terminëve të caktuara në listën e bashkëngjitur në përshkrimin e këtij postimi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Sipas MSH-së qytetarët janë duke u kontaktuar edhe përmes telefonit për tu vaksinuar.

“Qytetarët që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë sipas datave të lartë perënduara, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, për tu vaksinuar me dozën e dytë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia kishte thënë se nga 15 qershori do të fillojë vaksinimi masiv i popullatës.

“Plani i vaksinimit në masë nënkupton administrimin e një numri shumë më të madh të vaksinave brenda një muaji që mendohet mes 300mijë deri 400mijë vaksinave në muaj”, ka thënë ai.

Edhe komunat kanë bërë përgatitjet e nevojshme për vaksinimin e qytetarëve.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit një person ka humbur jetën, ndërsa 17 raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore