Lajme

Kosovë: Hajdari paralajmëron masën e reciprocitetit me Serbinë


Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ka mbajtur një konferencë për media ku ka deklaruar se dikasteri të cilën ajo e drejton do të vendosë masa të reciprocitet me Serbinë në fushën e tregtisë.

Kështu duke u përgjigjur pyetjes së gazetares se “a mund të pres Kosova vendosje të masës së reciprocitetit me Serbinë sa i përket mallrave?”

“Po do të vendosim reciprocitetin” tha Hajdari duke shtuar se “Ministria e Tregtisë veçse është duke e vendosur atë”.

“Koncepti i reciprocitetit është barazi dhe nëse na i lexoni ligjet për tregti me jashtë ligjin me tregtinë e brendshme, ligjin për masat anti-dumping, ligji për mbrojtjen nga importet, pra të gjitha këto ligje e kanë parimin e barazisë dhe reciprocitetit sepse janë të bazuara nga parimet bazë të organizatës botërore të tregtisë nga marrëveshja CEFTA dhe nga marrëveshja Stabilizim Asociimi-it”, ka thënë Hajdari.

Hajdari, ka bërë të ditur se ka nisur planin e Ministrisë për reciprocitet duke u bazuar në parimet e organizatës botërore të tregtisë për reciprocitet.

“Kemi marrë vendimet për masat anti-dumping për t’i mbrojtur sektorët që janë të rrezikuar nga importi dhe presim se si do të na udhëzojnë analizat që jemi duke i bërë. Ne jemi akuzuar nga ministrja e Ekonomisë së Serbisë për diskriminim, ne jemi duke punuar për barazi”, ka thënë ajo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore