Lajme

Kosovë: Arrestohet dhe i konfiskohet arma kërcënuesit në Shtime


Policia e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook, kanë lajmëruar për arrestimin dhe konfiskimin e një arme të llojit A-47, të një personi në qytetin e Shtimes për kanosje,

“Stacioni policor në Shtime, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,sot rreth orës 18:00 ka pranuar një informacion se, një person me inicialet A.F ( M/K) i moshës 30 vjeçar, pas një mosmarrëveshje që kishte me personin tjetër, me inicialet L.S (M/K) i moshës 31 vjeçar ,këtë të fundit e kërcënon me armë zjarri”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia e Kosovës ka lajmëruar se i njëjti është shoqëruar për në stacionin policor të Shtimes për intervistim me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

“Rasti mbetet për trajtim të mëtejmë hetimor nga Sektori i Njësisë së Hetimeve të Stacionit Policor në Shtime, i dyshuari lirohet për procedurë të rregullt , ndërkaq i konfiskohet një pushkë automatike A-47”, përfundom njoftimi.

Personi i arrestuar me inicialet A.F, 30 vjeçar, ka kërcënuar me armë zjarri një person tjetër me incialet L.S, 31 vjeçar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore